Sot varroset mjeku nga Gjilani, vdiq në moshë të re duke luajtur futboll

  • E.K /
  • 13 January 2023 - 11:18
Sot varroset mjeku nga Gjilani, vdiq në moshë të re duke luajtur futboll

Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu , ka vdekur dje papritmas në moshën 34 vjeçare, përcjell "Kosova Sot Online".

Sefiu do të varroset sot në varrezat e fshatit Remnik.

Sefiu ka ndërruar jetë në tre vjetorin e vdekjes së babait të tij.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Sefiu humbi ndjenjat në fushë gjersa po luante futboll me kolegë të tij, dhe nuk arriti të mbijetoj sulmin e pësuar.

(Kosova Sot Online)