Ja kush largohet nga KQZ-ja
Dorëheqje nga KQZ-ja, ka dhënë Alim Rama i Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Alim Rama, është liruar nga detyra, me kërkesë të tij.
Këshilltari për media i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina e ka konfirmuar se Rama është liruar nga detyra dhe do të bëhet zëvendësimi i tij.
“Presidentja është informuar lidhur me dorëheqjen e z.Alim Rama nga pozita e anëtarit në KQZ. Pas kësaj, Presidentja ka marrë vendim për lirim të tij nga detyra dhe në ditët në vijim, bazuar në afatet ligjore do të bëhet zëvendësimi i anëtarit në KQZ”, ka thënë Kupina.
Eugen Cakolli i KDI-së thotë se janë bërë gati tre muaj që kur anëtari i KQZ-së, Alim Rama, ka papajtueshmëri ligjore në ushtrimin e këtij mandati, për shkak të emërimit në pozitën e Sekretarit Organizativ në LVV.
(Kosova Sot Online)