Kurti: Kemi dyfishuar buxhetin për ushtrinë e Kosovës

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 18:31
Kurti: Kemi dyfishuar buxhetin për ushtrinë e Kosovës

Qeveria punoi mirë në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, ka theksuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një postim në Facebook,  Kurti ka shkruar se është dyfishuar buxheti për ushtrinë krahasuar me vitin 2021, teksa në 2023 do të rritet edhe për 20%, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

2022: Qeveria për mbrojtje dhe siguri

Me synim mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit kushtetues, gjatë vitit të kaluar:

Dyfishuam buxhetin për ushtrinë e Kosovës krahasuar me vitin 2021, ndërkaq në 2023 do të ketë rritje edhe për 20%;

Miratuam Strategjinë e Sigurisë 2022-2027;

Nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, Turqinë dhe Kroacinë;

Janë rekrutuar 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë;

Në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë;

Moshën e rekrutimit e kemi ngritur nga 23 në 25 vjeç;

Janë trajnuar jashtë vendit 2547 ushtarakë: 3 herë më shumë se në 2020, 16 herë më shumë se në 2019;

‘’Edukim në Siguri’’ do të jetë pjesë e kurrikulës shkollore. 


(Kosova Sot Online)