Mustafa: Ja pse VV i mashtroi llapjanët

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 19:13
Mustafa: Ja pse VV i mashtroi llapjanët

Partia në pushtet për ta hartuar projektin e magjistrales Prishtinë-Podujevë do të presin deri në zgjedhjet e tjera, ka theksuar deputeti i LDK’së, Besian Mustafa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook thotë se partia në pushtet i kishte mashtruar llapjanët se magjistralja Prishtinë-Podujevë do të përfundohej komplet deri në dhjetor 2022.

“Për t’ua marrë votën llapjanëve në zgjedhje komunale, partia në pushtet i kishte mashtruar se magjistralja Prishtinë-Podujevë do të përfundohej komplet deri në dhjetor 2022. Tash, në janar 2023, e paskan prezantuar para llapjanëve HARTIMIN e projektit të magjistrales. Dmth tek tash paskan filluar ta vizatojnë në LETËR magjistralen!
E realizimi i projektit? KUR del nga letra në terren? Garant duhet pritur zgjedhjet tjera”.

(Kosova Sot Online)