Fushë Kosovë: Mbesa raportoi se nuk po mund të kontaktojë me dajën, Policia e gjen të vdekur në banesë

  • E.K /
  • 14 January 2023 - 09:27
Fushë Kosovë: Mbesa raportoi se nuk po mund të kontaktojë me dajën, Policia e gjen të vdekur në banesë

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fushë Kosovë, shkruan "Kosova Sot Online",

Mbesa e viktimës kishte raportuar në Polici se s’kishte mundur të kontaktojë me dajën e saj, që nga data 12 janar.

Viktima jetonte vetë në banesë.

Policia ka shkuar në banesën e viktimës, kur e kanë hapur derën është gjetur pa shenja jetë viktima.

Kurse, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

“HETIM MBI VDEKJEN- Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë 12-13.01.2023 – 13:00-17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se që nga data 12.01.2023 nuk ka mundur ta kontaktojë dajën e saj (tani të ndjerin viktimën mashkull kosovar) i cili jeton i vetëm në banesë. Njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në pajtim me familjarët kanë hapur derën e banesës, ku është hasur viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)