Dendias telefonon Kurtin: Folëm për krizën në veri dhe dialogun Prishtinë - Beograd

  • E.K /
  • 14 January 2023 - 10:18
Dendias telefonon Kurtin: Folëm për krizën në veri dhe dialogun Prishtinë - Beograd

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias ka njoftuar se sot ka folur në një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell "Kosova Sot Online".

Dendias dhe Kurti kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka folur sot në mëngjes me kryeministrin kosovar, Albin Kurti. Diskutimet janë fokusuar në zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për dialogun Prishtinë-Beograd”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)