Digjet një shtëpi në Prishtinë, një femër u gjet e shtrirë në korridor dhe është në gjendje kritike

  • E.K /
  • 14 January 2023 - 11:40
Digjet një shtëpi në Prishtinë, një femër u gjet e shtrirë në korridor dhe është në gjendje kritike

Një shtëpi është djegur dje në Prishtinë, shkruan "Kosova Sot Online".

Një femër ka marrur lëndime, ku gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

E lënduara është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Është raportuar se një shtëpi është duke u djegur, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se aty ishte një person i gjinisë femërore i shtrirë në korridor i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e saj është kritike”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)