
Prishtinë: Kanoset një femër në vendin e saj të punës, arrestohet një person

Një person i dyshuar është arrestuar, pasi ka kanosur një femër në vendin e saj të punës, shkruan "Kosova Sot Online".
Siç njofton policia i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Lidhja e Prizrenit 13.01.2023 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur ankuesen femër gjersa ajo ishte në vendin e saj të punës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)