21-vjeçari nga Kosova gjuan me armë afër shtëpisë së babait

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 14:15
21-vjeçari nga Kosova gjuan me armë afër shtëpisë së babait

Pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me familjen për pronë, një 21-vjeçar në Suharekë ka gjuajtur me armë zjarri në ajër afër shtëpisë së babait të tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë veprim, i dyshuari e ka incizuar dhe e ka postuar në rrjetin social “Snapchat” dhe ua ka dërguar vëllezërve të tij.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur një fishek në automjetin e të dyshuarit dhe më pas e kanë arrestuar atë.

21-vjeçarit i është sekuestruar arma e tipit “Moris by AIAK” e kalibrit 9 milimetra dhe tre fishekë.

(Kosova Sot Online)