
Lexoni edhe:
Përsëri lëkundje tërmeti në Shqipëri
“Kjo është një fitore e madhe për shtetin”, ka deklaruar kryeministrja italiane Giorgia Meloni, pas arrestimit të bosit më të kërkuar i mafias në Itali, Matteo Messina Denaro.
I dënuari me burgim të përjetshëm u kap në Siçili pas 30 vitesh në kërkim.
Messina Denaro thuhet se u ndalua në një klinikë private në Palermo. Ai është bos i mafies famëkeqe të Siçilisë, Cosa Nostra.
Mediat italiane raportuan se ai kishte marrë trajtim mjekësor kur u arrestua nga karabinierët pak para orës lokale 10:00.
Përsëri lëkundje tërmeti në ShqipëriLexoni edhe:
Ai është gjykuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë për vrasje të shumta.
Këto përfshijnë vrasjen e prokurorëve antimafia në vitin 1992, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, sulmet me bomba vdekjeprurëse në vitin 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafioz të kthyer në dëshmitar shtetëror. Panorama.al
(Kosova Sot Online )