Përsëri lëkundje tërmeti në Shqipëri

  • E.K /
  • 16 January 2023 - 10:38
Përsëri lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tjetër lëkundje është regjistruar para pak minutash me magnitudë 3,1 ballë në Shqipëri, shkruan “Kosova Sot Online”.

Lëkundjet e kanë epiqendrën rreth 29 km nga Tirana dhe 11 km nga Burreli.

Lëkundjet u ndëgjuan edhe në shumë qytete të tjera të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave më e forta ishte dje në orën 22:45 me magnitudë 4.9, epiqendër në Dibër.

(Kosova Sot Online)