Escobar dhe Lajçak vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 15:59
Escobar dhe Lajçak vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Për të përgatitur terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak,  i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet që më 20 janar të vizitojnë Kosovën, e më pas edhe Serbinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Escobar dhe Lajçak më 9 janar janë takuar me ambasadorët e shteteve të NATO-s me të cilët kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe rajon dhe kanë paraqitur para tyre edhe planet për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Burimet diplomatike në Bruksel kanë paralajmëruar se Kosovën dhe Serbinë së shpejti do ta vizitojë edhe i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, dhe ai i Gjermanisë, Jens Plotner, por aktualisht nuk është saktësuar nëse këta dy diplomatë do të shoqërojnë Escobarin dhe Lajçakun.

(Kosova Sot Online)