Prishtinë: Tre persona një personi i vjedhin një veturë, para dhe telefon, duke u larguar aksidentohen

  • E.K /
  • 17 January 2023 - 09:57
Prishtinë: Tre persona një personi i vjedhin një veturë, para dhe telefon, duke u larguar aksidentohen

Një grabitje ka ndodhur në Prishtinë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një person ka raportuar një rast në polici, ku ka treguar se është ndaluar në rrugë nga tre persona të panjohur, ku e kanë kërcënuar me armë, duke ja vjedhur makinën, parat, dhe telefonin.

Të dyshuarait pas aktitit të vjedhjes janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Të dyshuarit, pas grabitjes janë aksidentuar në një rrethojë, ku më pas e kanë braktisur veturën e tyre.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

GRABITJE/Rr. Hazir Haxholli, Prishtinë, 16.01.2023 – 19:36. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se është ndaluar në rrugë nga tre persona të dyshuar të panjohur dhe në kërcënimin e armës i kanë marrë makinën, para të gatshme dhe një telefon celular. Pas kryerjes së veprës të dyshuarit me veturën e viktimës kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke u aksidentuar në rrethojën e një kompanie private ku e kanë braktisur veturën. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.

(Kosova Sot Online)