Rast i rëndë: 33-vjeçari vret veten me armë zjarri

  • E.K /
  • 17 January 2023 - 15:51
Rast i rëndë: 33-vjeçari vret veten me armë zjarri

Një 33 vjeç dyshohet se është vetëvrarë sot në Durrës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në lagjen nr. 5, ku dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasi F. D., 33 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)