Në Kosovë sot do të bie shi dhe do të ketë erë, në këtë vende do të bie borë

  • E.K /
  • 18 January 2023 - 08:38
Në Kosovë sot do të bie shi dhe do të ketë erë, në këtë vende do të bie borë

Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët, shkruan "Kosova Sot Online".

Kurse, po ashtu sot do të ketë edhe rreshje shiu dhe do të ketë erë.

Ndërsa, në zonat malore do të bie borë.

Njoftimi i plotë:

18.01 – Kryesisht me vransira, herë pas here me shi dhe erë. Në zona të larta malore borë.

19.01 – Kryesisht me vransira dhe shi herë pas here. Ditën priten edhe intervale me diell.

20.01 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat do të jenë ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare. Minimalet rriten nga 0C deri në 5C e 7C, ndërsa ato maksimale edhe deri në 12C e 14C.

Do të fryjë mesatarisht e fuqishme dhe e fuqishme 5-15m/s, me hove vende-vende edhe mbi 20m/s (72km/h).

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera mesatare.

(Kosova Sot Online)