Vdes mjeku i njohur nga Kosova
Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka vdekur doktor Emrush Hetemi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Me këtë rast kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij.
Dr. Hetemi ishte specialist i Dermatovenerologjisë. Studimet për mjekësi të përgjithshme dhe specializimin në lëminë e dermatolovenerologjisë i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Univeristeti i Prishtinës. Dr. Hetemi ka shërbyer rreth 40 vite si mjek në Prishtinë, Drenas dhe Skenderaj.
Për dy mandate Dr. Hetemi ishte Drejtor i Klinikës së Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
(Kosova Sot Online)