Basha: Lista Serbe vjen me ua përkrah Trustin

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 17:00
Basha: Lista Serbe vjen me ua përkrah Trustin

Në seancën e Kuvendit ka pasur zëra që deputetët e Listës Serbe do të vinë në sallë dhe të votojnë pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti, ka ngritur dyshimet deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Basha u shpreh se po dëshiron që ta shohë ‘koalicionin e gjerë’ të partive opozitare me Listën Serbe.

“Nëse doni me i nderu mjekët dhe mësuesit, do ta shini me ligjin e pagave, që do të nderohen. Dhe jo me Trust. Ligji i pagave do të hyjë në fuqi shpejt”.

“Këtu u përmend se Lista Serbe do të vjen për me ua përkrah Trustin. Po kam qejf me iu pa se është koalicioni aq i gjerë sa ka kalu te Lista Serbe. Sigurisht po mendoj që u shpërfaq ajo që po e boni për vota”, shtoi Basha.


(Kosova Sot Online)