Nagavci del me njoftim për nxënësit

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 16:35
Nagavci del me njoftim për nxënësit

Si ministri, po e përcjellin situatën e krijuar pas vërishëmve në disa rajone, dhe se nxënësit në rajonet e prekura do të informohen me kohë nëse do mbahet mësimi të hënën, ka theksuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Për shkak të reshjeve të mëdha në vendin tonë, të cilat kanë sjellë vërshime në disa komuna, është pamundësuar mbajtja e procesit mësimor në disa shkolla. Zyrtarët e MAShTI, të premten, kanë qëndruar në disa shkolla për të parë nga afër gjendjen e krijuar për shkak të reshjeve, si dhe dëmet e shkaktuara në objekte shkollore”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Nagavci tha se janë në kontakt me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, për t’u informuar në detaje për çdo zhvillim në komunën e tyre.

Disa shkolla në Podujevë, Viti, Mitrovicë, Skënderaj, Pejë, Istog, Klinë dhe Zubin Potok nuk kanë zhvilluar sot procesin mësimor ose e kanë bërë atë në kushte të vështira, për shkak të reshjeve, që shkaktuan vërshime dje.


(Kosova Sot Online)