Kurti falenderon Walkerin për kontributin e tij

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 20:00
Kurti falenderon Walkerin për kontributin e tij

Ambasadorin William Walker, e priti sot në takim miqësor kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin ndau kujtimet për të kaluarën e dhimbshme të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti e falenderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë luftës së fundit dhe për interesimin e përhershëm për Kosovën dhe gatishmërinë e plotë për të rrëfyer të vërtetën, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Kurti po ashtu tha se Walker do të jetë gjithmonë anbasador i së vërtetës.

“Populli shqiptar dhe historia do të jetë përherë mirënjohës për përshkrimin dhe shpalosjen e krimeve kundër njerëzimit dhe masakrën e Reçakut, krime këto që synoheshin të fshiheshin atëherë e që mohohen edhe sot nga krerët e po të njëjtit shtet ekzekutues”.


Në mbledhjen e sotme të 118-të të Qeverisë u ndanë mjetet për librin e Ambasadorit William Walker, rreth masakrës së 15 janarit 1999 dhe peshës historike të saj.


(Kosova Sot Online)