Policia gjobit kryeministrin

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 21:08
Policia gjobit kryeministrin

Kryeministri britanik, Rishi Sunak është gjobitur nga policia për shkak se nuk mbante rripin e sigurimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vendimi erdhi pasi kryeministri publikoi një video në rrjetet sociale.

Aty shihej se 42-vjeçari nuk mbante rripin e sigurimit.

Sunak kishte kërkuar falje për këtë incident duke thënë se ishte një gabim në gjykim.

Pasagjerët që nuk mbajnë rripin e sigurimit mund të gjobiten me 100 sterlina.

Kjo gjobë mund të rritet deri në 500 sterlina nëse çështja shkon në gjykatë.

(Kosova Sot Online)