A po e humb Rusia luftën?

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 22:48
A po e humb Rusia luftën?

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka thënë se ka vrarë 119 mijë ushtarë rusë deri më tani, prej kur filloi pushtimi rus i Ukrainës më 24 dhjetor.

Sipas të dhënave të përditësuara që publikon Ministria ukrainase, thuhet se forcat ukrainase kanë shkatërruar deri më tani 3,139 tanke, 6,241 mjete luftarake të blinduara, 2,129 artileri dhe mes të tjerave 442 sisteme të shumta të lëshimit të raketave.

Të dhënat për humbjet ruse u publikuan nga Ukraina përmes një postimi në Twitter.

Siç u raportua gjatë ditës, afër 1,000 ushtarë rusë besohet se janë vrarë në Ukrainë që nga 1 janari.

(Kosova Sot Online)