Escobar minimizon peshën e Asociacionin: Do të flasim për klasat e shkollave, mbeturinat dhe ndihmën mjekësore!

  • S.A /
  • 21 January 2023 - 12:36
Escobar minimizon peshën e  Asociacionin: Do të flasim për klasat e shkollave, mbeturinat dhe  ndihmën mjekësore!

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, është pyetur për vendosmërinë e kryeministrit Albin Kurti për të mos e zbatuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe kur edhe vetë Escobar ka qenë i vendosur se do ta detyrojë Kurtin për të zbatuar atë, përcjell "Kosova Sot Online ".

Në përgjigje, përveçse tërhoqi vërejtjen se një person nuk mund t’i shmanget detyrimi ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, provoi të heqë frikën për themelimin e Asociacionit.

“Shikoni, një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar. Ky është fakt. Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz, që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit. Ne do të fillojmë këtë muaj të flasim me njerëzit që kanë ide shumë të mira dhe ne në fakt flasim për madhësinë e klasave në shkolla, mbledhjen e mbeturinave, apo shërbimet e ndihmës mjekësore, asgjë frikësuese. Ne flasim se si ta bëjmë veriun e Kosovës më funksional dhe më të lidhur me qeverinë në Prishtinë. Ne do ta bëjmë këtë. Çështja është se në ç’pikë Kosova do ta ketë të qartë se bashkësia ndërkombëtare e pret që ta bëjë këtë, kërkon që ta bëjë këtë”, tha Escobar për Zërin e Amerikës.

Escobar, të premten, shtoi se propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është rruga më e mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, drejt një paqeje të qëndrueshme.

(Kosova Sot Online )