Pse politikanët kosovarë, të ideologjisë kundër Rugovës, i bëjnë homazhe Rugovës?!

Pse politikanët  kosovarë, të ideologjisë kundër Rugovës, i bëjnë homazhe Rugovës?!
Pse politikanët  kosovarë, të ideologjisë kundër Rugovës, i bëjnë homazhe Rugovës?!

Agim Bajrami

  • 21 January 2023 - 11:42

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

 Askush,kësaj 'elite politike' , nuk i beson,përveç se u mungon, niveli bazike e kulturës njerëzore ,ata e kanë e kanë bindur në gënjeshtrat e veta,se përmes demagogjisë dhe hipokrizisë së tyre kamuflante,mund të arrijnë të duken ndryshe në publikun kosovarë, dhe tek bashkësia ndërkombëtare... Kjo 'elitë politike kosovare' , është për çdo keqardhje, se përveç, se nuk kanë më konceptin politik e kulturor të vizionit rugovian, ata/ato, janë të dëmshëm përmes kamuflimeve të tyre demagogjike të koncepteve mendore primitive, për ardhmërinë e vendit dhe civilizimin botëror...

Duhet të theksohej, sa larg janë ideologjisë rugoviane shihet nga krahasimi i pa krahasuar i liderit kombëtar të Rugovës, në 'politikën e brendshme kombëtare' i cili përçoj dhe themeloi,tek shqiptarët, kulturën dhe urtësinë autoktone iliro-shqiptare duke ndjek politikat ndërkombëtare, të 'paqes krishtere perëndimore' ,si pjesë autoktone e kulturës shqiptare evropiane, për çlirimin e vendit dhe kombit,nga u përkrah,mbështet dhe u ndihmua nga bashkësia e gjerë ndërkombëtare dhe u bë shembull me admirim për zgjidhjen e çështjeve tjera kombëtare të urtësisë rugoviane. Kurse sot ,'kjo elita e trishtë politike e Kosovës, po i bënë homazhe Rugovës të trashëgimisë dhe formimit autokton-shqiptar,duke synuar të mbulojnë devijimet dhe dështimet e tyre të rrugës evropiane, përmes mbjelljes së fundalizmit islamik brenda shqiptarëve ,me prezantimin e Kosovës të nivelit aziatike, e duke e shndërruar, shtetin dhe shoqërinë, jo funksionale, dhe para dështimit total tek miqtë ndërkombëtarë... Dhe këta janë,politikanët hipokrit kosovarë, e homazheve tek Rugova ,të cilët e kanë izoluar vendin , nga civilizimi i familjes sonë evropiano- perëndimore,dhe përmes, homazheve të varri i Rugovës, mundohen të prezantohen, ndryshe nga janë?!.

  Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".