
Arestohet një person në Klinë, e gjeti kuletën me 1200 euro dhe nuk e raportoi

Një person në Klinë ka gjetur një kuletë me dokuemnte dhe Brenda saj para me vlerë 1,200 €, shkruan “Kosova Sot Online”.
Mirëpo, ky person është arrestuar pasi e ka marrë kuletën.
Pastaj, të dyshuarit i është sekuestruar kuleta dhe paratë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka gjetur dhe ka marrë portofolin e viktimës mashkull kosovar. Sipas viktimës në portofol kanë qenë dokumentet personale të viktimës dhe 1,200 €. Tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar kuleta dhe paratë”, ka njoftuar Policia.
(Kosova Sot Online)