Pse Kosova ende pa identitet në internet?

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 11:54
Pse Kosova ende pa identitet në internet?

Si pasojë e kontestimit të pavarësisë së saj, Kosova mbetet i vetmi vend në Evropë pa qasje të plotë në internet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ky izolim ka ndikuar në identitetin digjital, që po paraqet pengesë në zhvillimin e biznesit online për qytetarët e vendit.

Fjalia “Kjo video nuk mund të shikohet në shtetin tuaj” në Youtube, nuk është i vetmi indikator se si Kosova nuk ka qasje nëpër shumë platforma.


Një nga videot në Youtube me përmbajtje të kufizuar në Kosovë.

Shpjegimin që Youtube e jep për këtë, është se disa video në këtë platformë mund të kufizohen në një shtet për shkak të vendimit të krijuesit të përmbajtjes për të kufizuar disponueshmërinë në vende ose rajone të caktuara, që zakonisht lidhen me të drejtat e licencimit. Për më tepër, YouTube mund të bllokojë gjithashtu disa video për t’iu përmbajtur ligjeve vendore të atij vendi.

Gjiganti Google nuk e njeh sovranitetin e Kosovës. Vendi, në Google Maps e ka të shënuar kufirin me Serbinë me vija të ndërprera. Google është një kompani amerikane e teknologjisë shumëkombëshe që fokusohet në teknologjinë e motorëve të kërkimit, reklamimin në internet, softuerin kompjuterik, tregtinë elektronike, inteligjencën artificiale dhe elektronikën e konsumit.

(Kosova Sot Online)