
Mbyllet pika kufitare në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, kjo është arsyeja

Pika e kalimit kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, është e mbyllur, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kjo pikë kalimit kufitar është mbyllur si pasojë e rreshjeve të mëdha të borës që ka rënë gjatë natës.
Lajmi është konfirmuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në përditësimin e bërë rreth orës 10:00 thuhet se magjistralja Pejë-Kullë është mbyllur.
(Kosova Sot Online)