Publikohen lokacionet ku u vendosen mbishkrimet për grupin privat ushtarak rus ‘Wagner’ në veri të Kosovës

  • S.A /
  • 23 January 2023 - 12:37
Publikohen lokacionet ku u vendosen mbishkrimet për grupin privat ushtarak rus ‘Wagner’ në veri të Kosovës

Tani më janë bërë publike me detjae  disa lokacione të ndryshme, në dy komuna në veri të Kosovës ku janë shkruar mbishkrime për grupin ushtarak rus “Wagner”, përcjell "Kosova Sot Online".

Këto grafite janë vendosur tek shkolla fillore në Kodrën e Minatorëve në veriun e Mitrovicës dhe përgjatë qytetit.

Lidhur me rastin janë deklaruar nga Policia e Kosovës e edhe nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Kryeprokurori i Mitrovicës, Ismet Ujkani në një përgjigje ka thënë se nuk është gjetur ndonjë shkrim tjetër diçka përpos emrit të grupit.

“Për momentin veç emri i grupi ka qenë” – është përgjigjur ai shkurtimisht.

Në anën tjetër, në raportin 24-policor është thënë se mbishkrimet janë gjetur në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan në mure të objekteve e në tabela të komunikacionit.

Siç është ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ka vazhduar edhe pas mesnatës, përderisa deri më tani nuk ka ndonjë person të dyshuar.

Në veriun e Mitrovicës është thënë se këto mbishkrime me ngjyrë të kuqe janë bërë në muret e objekteve gjatë ditës së djeshme, pra 22 janar 2023.

Ndërsa, në Zveçan mbishkrimet thuhet se janë bërë në tabelat e komunikacionit, përderisa koha e ndodhjes së rastit është thënë se është 22/23 janar 2023.

Për të dy rastet është thënë se njësiti policor i hetimeve është duke u marr me rastin dhe se është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Tutje është treguar se të dyja rastet e iniciuara si “Nxitje e urrejtjes dhe përqarjes ndëretnike” janë duke u hetuar.

(Kosova Sot Online )