Afera e ish-agjentit të FBI përmendet edhe një politikan nga Kosova

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 18:29
Afera e ish-agjentit të FBI përmendet edhe një politikan nga Kosova

Charles McGonigal një veteran i FBI-së që kishte punuar aty për 22 vjet dhe që ishte pensionua në vitin 2018, e kanë arrestuar autoritetet amerikane.


Ndaj tij rëndojnë dy akuza. Ai po dyshohet se ka punuar me një oligark rus të sanksionuar pasi ka dalë në pension dhe akuza e dytë është se ka fshehur qindra mijëra dollarë që ka marrë nga një ish-punëtor i Shërbimit të Inteligjencës së Shqipërisë derisa ishte zyrtar i lartë në byro.

McGonigal ka dorëzuar pasaportën e tij dhe aktualisht i është ndaluar çdo udhëtim ndërkombëtar.

Prokuroria pretendon se McGonigal gjatë disa udhëtimeve të tij jashtë shtetit nuk i ka raportuar në formularët e qeverisë amerikane. Këtu përfshihen një takim me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe disa persona të tjerë, shkruan CNN, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një takim, prokurorët pretendojnë se McGonigal i kërkuan kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë kryesore ruse ”.


Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare që i pagoi 225 mijë dollarë kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat.


(Kosova Sot Online)