
E trishtë: Vdes 30-vjeçari pasi u hodh nga kati i dytë, ishte në depresion

Një i ri i ka dhënë fund jetës këtë paradite në qytezën e Poliçanit, shkruan “Kosova sOt Online”.
30 vjeçari është hedhur nga kati i dytë i një pallati.
I riu ka vdekur rrugës për në spital.
Në njoftim e policisë thuhet se ai kishte kohë që vuante nga depresioni.
Kurse, rasti është duke u hetuar.
NJOFTIMI i Policisë
Poliçan/Informacion paraprak. Më datë 25.01.2023, rreth orës 10:00, në qendër të qytetit të Poliçanit, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i pallatit, ku jetonte, shtetasi F.D., 30 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në autoambulancë duke u transportuar për në Spitalin Rajonal Berat.
Nga deklarimet e familjarëve shtetasi F.D., vuante prej disa kohësh nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)