
Dyshohet se disa nxënës janë helmuar nga ushqimet që blenë në një dyqan

Në fshatin Memzotaj në Vlorë, disa nxënës pasi kishin blerë ushqime për të ngrënë në një dyqan, kanë deklaruar se pas konsumimit të tyre nuk janë ndjerë mirë, raporton “Kosova Sot Online”.
Lidhur me këtë rast është vënë nën hetim pronari i dyqanit, një 48-vjeçar.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 48 vjeç, banues në fshatin Memzotaj, pasi disa nxënës të shkollës së këtij fshati kanë deklaruar se nuk janë ndjerë mirë pas konsumimit të disa produkteve që kanë blerë në dyqanin e këtij shtetasi.
Fotografi ilustruese
(Kosova Sot Online)