Dialogu Kosovë – Serbi / Ambasadori Hovenier: Kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme

  • E.k /
  • 26 January 2023 - 11:26
Dialogu Kosovë – Serbi / Ambasadori Hovenier: Kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë sot në hapjen e një konference, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gazetarët e kanë pyetur për zhvillimet në vend, por ai nuk ak preferuar të përgjjigjet, por që ka thënë se javën që vjen ka shumë gjëra për të thënë.

“Jo, kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme”,theksoi Hovenier.

Po ashtu, sa i përket konferencës që ka marrur pjesë Hovenier, ai u shpreh se ata janë të përkushtuar që ta mbështesin Kosovën që të shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, rininë.

“Jemi të përkushtuar që ta mbështesim Kosovën që të shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, të rinjtë e saj, duke përfshirë edhe ekspertizën e tyre në kibernetikë”.

(Kosova Sot Online)