Berishaj: Akuzat ndaj meje për t’i ftohur raportet e Kosovës me Kroacinë e Slloveninë

  • E.K /
  • 26 January 2023 - 12:10
 Berishaj: Akuzat ndaj meje për t’i ftohur raportet e Kosovës me Kroacinë e Slloveninë

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i quan shpifje ata që kanë shkruar e reaguar për implikimin e tij në skandalin financiar që prek tri shtete, përcjell “Kosova Sot Online”.

Berishaj ka shtuar se beson se personat që kanë shpifur do të dalin para gjykatës.

Berisha ka thënë se akuzat në drejtim të tij po bëhen për ta denigruar personalitetin e tij, imazhin e Kosovës, e për t’i ftohur marrëdhëniet mes Kroacisë Kosovës dhe Sllovenisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Këto çështje për të cilat po pyetni dhe këto spekulime mediale janë spekulime të drejtuara nga dhe kanë prapavi politike”, tha Berishaj.

“Dua të them që këto spekulime të cilat janë bërë i hudh poshtë. Ato kanë vetëm një gjë, qëllimi kryesor i tyre është të denigrohet personaliteti im, imazhi i Kosovës dhe të ftohen çështjet të cilat nuk ka hije të bëhen dhe të futen në marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes shtetit kroat dhe Kosovës dhe shtetit të Sllovenisë, që i fusin njerëzit të cilët e kanë dëshirën për të bërë emër në emër të tjetërkujt”, tha Berishaj.

“Besoj se këta shpifësa do të dalin para gjykatës”, përfundoi ai, duke u larguar.

(Kosova Sot Online)