Në Philadelphia të SHBA -së flamuri i Kosovës më 17 shkurt do të ngritet në mënyrë ceremoniale

  • E.k /
  • 26 January 2023 - 15:02
Në Philadelphia të  SHBA -së flamuri i Kosovës më 17 shkurt do të ngritet në mënyrë ceremoniale

Me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës flamuri i Kosovës do të ngritet në mënyrë ceremoniale në Philadelphia në ShBA, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoqata “Bijtë e Shqipes", ka njoftuar se autoritetet e Bashkisë Philadelphia e kanë miratuar kërkesën e tyre.

Ceremonia do të zhvillohet më 17 shkurt, ora 11:00 AM -1:00 PM.

“Para fillimit te ceremonise zyrtare, muzika e vallet shqiptare do te ndezin sheshin e Bashkise, Philadelphia.”, është bërë e ditur ndër të tjera në njoftim.

(Kosova Sot Online)