Një kalë i vrarë dhe një i plagosur

  • A.P /
  • 26 January 2023 - 18:00
Një kalë i vrarë dhe një i plagosur

Persona të paidentifikuar, kanë goditur një natë më parë me armë gjahu (çifte) dy kuaj në zonën e Shelegurit, Kolonjë, ku njëri prej tyre ka ngordhur menjëherë nga plumbat e marrë.

Kuajt ishin në pronësi të një biznesmeni, që drejton një nga agrobizneset në Kolonjë.Pronarët e agroturizmit kanë kërkuar nga institucionet përkatëse të zbardhin dhe dënojnë ngjarjen, ndërkohë që ende nuk dihet në qoftë se ngjarjen e kanë shkaktuar gjahtarë të zonës apo ka qenë e qëllimshme.

Kujtojmë, se në Shqipëri momentalisht ndalohet gjuetia me ligj.

(Kosova Sot Online)