Pse Kosova ndodhet sot me lumenj të degraduar?

  • A.P /
  • 26 January 2023 - 18:33
Pse Kosova ndodhet sot me lumenj të degraduar?

Në Skenderaj, Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Klinë dhe Istog, ditë më parë disa qytete të Kosovës u përballën me vërshime që dëmtuan qindra shtëpi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këto vërshime, sipas ekspertëve, kanë pasur intensitet më të lartë për shkak të degradimit të shtretërve të lumenjve, si dhe për shkak të mungesës së planifikimit hapësinor, shkruan rel.

Por, pavarësisht se vërshimet janë shpeshtuar, Kosova ende nuk ka një hartë që specifikon vendet që janë të rrezikuara nga vërshimet.


(Kosova Sot Online)