Lexoni edhe:
Zbulohen prapaskenat e konfliktit, ja pse u kërcënua kryetari i Prizrenit
Italia javën që shkoi i është bashkuar përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje Kosovë-Serbi duke e dërguar Këshilltarin e Kryeministres së këtij vendi bashkë me kolegët e tij në rajon. Në një intervistë për mediat në Serbi ambasadori i Italisë atje, Luka Gori, vlerëson se Asociacioni është një nga elementet kryesore të normalizimit të marrëdhënieve, përcjell "Kosova Sot Online ".
Duke folur rreth debatit që do të zhvillohet në Parlamentin e Serbisë, Gori ka thënë se Roma e vlerëson qasjen e Presidentit të Serbisë.
Zbulohen prapaskenat e konfliktit, ja pse u kërcënua kryetari i PrizrenitLexoni edhe:
Ambasadori i Italisë në Serbi Luka Gori, ka deklaruar se një nga elementët kryesor të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin dhe se është e rëndësishme që kjo ide të zbatohet sa më shpejt.
Në këtë kuptim, ka thënë ai, në tryezë është edhe propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve, thotë Gori. Gori, në një intervistë për Tanjug, ka thënë se në ditët në vijim “do të zhvillohet një debat në Serbi për të ardhmen e Kosovës”.
(Kosova Sot Online )