Arrestimi i McGonigal/ Ngjela plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Ja çfarë ndodh me Ramën nëse ka vërtetë lidhje me ish-agjentin e FBI-së

  • E.K /
  • 27 January 2023 - 15:05
Arrestimi i McGonigal/ Ngjela plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Ja çfarë ndodh me Ramën nëse ka vërtetë lidhje me ish-agjentin e FBI-së

Avokati Spartak Ngjela ka bërë deklaratën e fortë duke thënë se kreu i qeverisë Edi Rama, do të ekstradohet nëse vërtetohet se ka lidhje ashtu siç flitet me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, i cili është arrestuar pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me një oligark rus.

Në një intervistë televizive, ai theksoi se çështja penale për Ramën është hapur në SHBA e ndaj atje do të hetohet, e jo në vendin tonë.

“Çështja penale ka filluar në SHBA, do ekstradohet Rama apo jo është punë e tyre. Ti nuk mund të fillosh dot një proces që ka filluar në SHBA. Krimi ka ndodhur atje. Vepra penale ka ndodhur në Amerikë e jo këtu. Se lë e drejta ndërkombëtare”- tha ai.

(Kosova Sot Online)