Përfshihet nga flakët banesa në qytet

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 15:51
Përfshihet nga flakët banesa në qytet

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buqizë në afërsi të Linit.  Mësohet se zjarri ka rënë në një kuzhinë të sajuar jashtë banesës, që përdorej për të gatuar.

Nga të dhënat paraprake mësohet se deri tani si pasojë e flakëve të zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka asnjë person të lënduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërkohë dyshohet se zjarri ka ndodhur për shkaqe aksidentale. Aktualisht zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po bën të mundur shuarjen e zjarrit.

(Kosova Sot Online)