KRU ‘Prishtina’ tregon orarin e reduktimeve

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 17:04
KRU ‘Prishtina’ tregon orarin e reduktimeve

Si pasojë e vëshimeve nëpër disa komuna të Kosovës, është ndotur edhe uji i pijshëm, gjë që po e detyron ujësjellësin ta lëshojë ujin me reduktime për qytetarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Arjeta Mjeku nga KRU ‘Prishtina’ ka treguar se si do të jenë reduktimet nëpër zonat e prekura nga vërshimet.

“Si shkak i reshjeve të dendura me vërshime, vazhdojmë të kemi turbullirë të lartë të ujit në kanalin e Ibrit”.

“Për qytetin e Drenasit, ju njoftojmë se kemi filluar trajtimin e ujit në orët e mesnatës me kapacitet të ulët trajtimi, duke filluar edhe furnizimin me ujë në orët e mëngjesit të sotëm. Drenasi sot furnizohet nga ora 6:00-11:00, pastaj duhet akumulim, për t’u rikthyer furnizimi me ujë në orët e darkës për Drenas. Pikat e larta në Drenas që nuk janë furnizuar me ujë nga sistemi i furnizimit, kanë autobotin (auto cisternën) si alternativë për situatën që po kalojmë”.

Mjeku shton se përderisa, ITU Shkabaj është jashtë funksionit, qytetet si Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi po furnizohen nga alternativa tjera, respektivisht nga Impiantet tjera.

“Për këtë do të kenë reduktime të furnizimit me ujë në oraret e njëjta sikurse ditët tjera duke vazhduar edhe sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në 16:00. Pastaj nga ora 16:00-20:00 kanë furnizim me ujë, për të vazhduar edhe ditën e nesërme me të njëjtin orar, vetëm se furnizimi për ditën e nesërme fillon në ora 05:00 në mëngjes”.

“Për zonat e Kryeqytetit, reduktime jemi shtrënguar të aplikojmë nga ora 23:00-5:00, përveç qendra e qytetit, QKUK, QKMF-të, Dardania”.

Sipas saj, një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

 

(Kosova Sot Online)