Vajza e Sulltanit martohet me kushëririn e saj

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 20:41
Vajza e Sulltanit martohet me kushëririn e saj

Dy javë të tëra zgjatën festimet për dasmën e organizuar nga sulltani i Bruneit Hassanal Bolkiah për vajzën e tij Azema.

Dhëndri është Princi Bahar ibni Geoffrey Bolkiah, djali i vëllait të Sulltanit, Princit Geoffrey Bolkiah.

Edhe pse në shumë vende nuk do të lejohej martesa e të afërmve të ngushtë, në Brunei nuk ka ligje për inçestin.

Fejesa e dy princërve u shpall nga pallati më 31 dhjetor, ndërsa më 16 janar nisën festimet e dasmës.

Në përputhje me zakonet islame, dhëndri recitoi zotimet e tij para një grupi burrash, duke përfshirë Sulltanin e Bruneit, i cili ishte përfaqësuesi i vajzës së tij në dasmë.

Festimet vazhduan me eventin zyrtar në një sallë të artë në pallatin mbretëror, këtë herë me nusen dhe dhëndrin që u shfaqën zyrtarisht si çift.

(Kosova Sot Online)