Maskat sulmojnë institucionin mikrofinanciar në Prizren, grabitin 10 000 euro para kesh

  • S.A /
  • 28 January 2023 - 09:19
Maskat sulmojnë institucionin mikrofinanciar në Prizren, grabitin 10 000 euro para kesh

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e 27 janarit në një institucion mikrofinanciar një person i maskuar dhe i armatosur ka kërcënuar me pistoletë menaxheren e këtij institucioni.Rastin në polici e ka drejtuar vetë menaxherja e institucionit të premten, përcjell "Kosova Sot Online".

Ndërsa, ka treguar se personi derisa po e kërcënonte atë ka arritur të marrë afro 10 000 euro para kesh.

Tutje, PK njofton se nuk ka të lënduar dhe rasti po hetohet.

Rasti ka ndodhur në rrugën Ahmet Prishtina në Prizren.

“Ankuesja femër kosovare menaxhere në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka njoftuar policinë se aty gjatë orarit të punës ka hyrë një person i maskuar, i armatosur dhe nën kërcënimin e një pistoletë ka marrë rreth 10 000 euro para kesh. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online )