Alarmohet policia, euro fallco vërshojnë Graçanicën

  • S.A /
  • 28 January 2023 - 08:59
Alarmohet policia, euro fallco vërshojnë  Graçanicën

Rastet e falsifikimit të parave po vazhdojnë të raportohen me të madhe në Policinë e Kosovës. Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se një i tillë është raportuar edhe dje në Graçanicë, përcjell "Kosova Sot Online".

Atje, ankuesja punëtore e bankës, ka njoftuar se pas deponimit të parave nga zyrtarët të një kompanie, gjatë verifikimit 656 monedha në vlerë 2 euro kanë rezultuar të falsifikuara.

Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online )