Detaje: Si e vrau shqiptari gruan dhe vëllanë

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 10:42
Detaje: Si e vrau shqiptari gruan dhe vëllanë

80 vjeçari Xhevat Sinani i cili akuzohet se ka vrarë më sëpatë gruan dhe vëllanë e tij ka dhënë dëshmi kontradiktore për ngjarjen. Në dëshminë e para ai ka mohuar vrasjen, teksa në një dëshmi të dytë konfirmon se ai është autor i krimit. “Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij i moshuari.

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi në familje i një dite më pare që tronditi Gramshin, ku 80 vjeçari Xhevat Sinani nga fshati Tervol, vrau bashkëshorten e tij Zegjine Sinani, dhe të vëllanë Shaqir Sinani.

Dëshmitë e të moshuarit që ka shfaqur probleme të shëndetit mendor kanë kontradiktore, teksa në dëshminë paraprake ai ka mohuar vrasjen.

“Më ka vdekur vëllai dhe gruaja. Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë. S'i kam vrarë”, është shprehur ai përpara policëve pak orë pas arrestimit.

Ndërkohë në një dëshmi të dhënë më vonë, Xhevat Sinani ka pranuar vrasjen. 80 vjeçari është shprehur se si fillim ka vrarë vëllain e tij me sëpatë në oborrin e banesës dhe më pas ka shkuar brenda dhe ka dhunuar të shoqen dhe më pas goditur me sëpatë.

Paraprakisht krimi dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe.

“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre

Pas krimit makabër autori ka udhëtuar rreth 1 orë e 30 minuta në këmbë për të shkuar te kushëriri i tij, ku ka pohuar se gruaja dhe vëllai i tij kishin vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Autori kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në banesën e tij pasi bashkë me gruan kishin qenë jashtë shtetit te fëmijët e tij që janë në emigracion. 

Ndërkohë vëllai i tij jetonte i vetëm, pasi gruaja i kishte ndërruar jetë prej vitesh. Po ashtu mësohet se autori ka probleme të shëndetit mendor. Familja Sinani ka hapur dyert e mortit për tragjedinë e rëndë.   

(Kosova Sot Online)