Ja kush do të udhëtoj në SHBA për Lutjet e Mëngjesit

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 10:55
Ja kush do të udhëtoj në SHBA për Lutjet e Mëngjesit

Në fillim të javës së ardhshme për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Këtë informacion e ka konfirmuar Zyra e Komunikimit të PDK-së.

Siç njofton PDK, Krasniqi është i ftuar të marr pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit.

PDK njofton se Krasniqi do të zhvillojë atje edhe takime tjera në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Ai po ashtu do të ketë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në të dy Dhomat e Kongresit Amerikan, atë të Përfaqësuesve dhe në Senat”.


Kjo është vizita e dytë e Krasniqit brenda pak muajsh në SHBA, pas asaj që kishte në muajin nëntor të vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)