Policia rrah për vdekje 29-vjeçarin

  • a.p /
  • 29 January 2023 - 13:01
Policia rrah për vdekje 29-vjeçarin

Protestuesit dolën edhe një herë në rrugë për të dënuar brutalitetin e policisë gjatë fundjavës pas publikimit të një videoje që tregonte rrahjen e dhunshme të policisë së Memphisit që çoi në vdekjen e 29-vjeçarit Tire Nichols.

Demonstruesit marshuan nëpër New York City, Atlanta, Boston, Baltimore, Los Angeles, San Francisco dhe Portland, mes qyteteve të tjera në të gjithë vendin, duke ngritur pankarta që mbanin emrin e tij dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund abuzimeve me autoritetin, raporton CNN, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nichols dëgjohej duke bërtitur për nënën e tij në videon e takimit të 7 janarit, i cili fillon me ndalimin e trafikut dhe vazhdon duke treguar se oficerët e rrahin vazhdimisht të riun me ngjyrë me shkopinj, e godasin me grushte dhe e shkelmuan atë.

Më pas ai u la i rrëzuar në tokë me pranga, ndërsa kaluan 23 minuta para se një barelë të mbërrinte në vendngjarje. Nichols përfundimisht u shtrua në spital dhe vdiq tre ditë më vonë.


Pesë oficerët e Memphisit të përfshirë në rrahje – të cilët janë gjithashtu me ngjyrë – u pushuan nga puna dhe u akuzuan për vdekjen e Nichols.

Njësia ku ata bënin pjesë u shpërbë dhe ligjvënësit e shtetit që përfaqësonin zonën e Memfisit filluan të planifikonin projektligjet e reformës policore.

(Kosova Sot Online)