
Ja kur priten reshje bore në Kosovë

Parashikohet se në Kosovë do të mbaj mot i ftohtë ditëve të para të shkurtit derisa priten kushte edhe për reshje bore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në javën gjatë kalimit në muajin shkurt, po parashihet të mbajë mot i ftohtë, sidomos në pjesën e dytë të javës. Do të ketë vransira të ndryshueshme, por dhe intervale me diell. Ditën e martë shfaqen mundësi për reshje të dobëta bore.
Në pjesën e dytë të javës nga dita e enjte parashihet një depërtim i të ftohtit arktik që sjell rënie të temperaturave dhe mundësi të reja për të reshura bore.
Cilësia e ajrit e ajrit do të jetë më e ndryshueshme ditëve të ardhshme, varësisht nga kushtet meteorologjike. Kryesisht indeksi do të jetë në vlera të larta të ndotjes, në të dobëta e shumë të dobëta. Ditën e martë me qarkullim më të mirë ajror, gjatë ditës indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme.
(Kosova Sot Online)