Aksidenti fatal në SHBA - 23-vjeçarja kosovare që vdiq ishte shtatzënë, bashkëshorti drejtonte mjetin në gjendje të dehur

  • E.k /
  • 30 January 2023 - 11:43
 Aksidenti fatal në SHBA - 23-vjeçarja kosovare që vdiq ishte shtatzënë, bashkëshorti drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Adriana Sylmetaj, është 23-vjeçarja që vdiq në një aksident të rëndë trafiku në New York, përcjell “Kosova Sot Online”.

23-vjeçarja e cila ishte shtatzënë ka qenë duke udhëtuar në automjet me bashkëshortin e saj, Adem Nikeziç, i cili ishte në gjendje të dehur.

Si pasojë e shpejtësisë të madhë, Adriana ka vdekur e cila priste të lindte një vajzë në prill.

Sipas njoftimeve të mediave të huaja, bashkëshortja e tij ka dalë jashtë makinës dhe është përplasur më një mur, ndërsa makina është ndarë në tre pjesë duke lënë të plagosur 30-vjeçarin Adem Nikeziç.

(Kosova Sot Online)