Arrestohet 24-vjeçari, mbante në banesë municion luftarak dhe 2 radio si policie

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 13:38
Arrestohet 24-vjeçari, mbante në banesë municion luftarak dhe 2 radio si policie

Një 24-vjeçar është arrestuar në Shkodër, shkruan “Kosova Sot Online”.

Të riut i janë gjetur 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë.

Jetmir Kodra u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:a

Finalizohet operacioni policor i koduar “Postriba”, sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë.

Operacioni, në kuadër të planit operacional “Për mbajtjen nën kontroll të shtetasve me precedent të theksuar kriminal, kapjen e atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të tjera të kundërligjshme”.

Kapet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar me precedent të mëparshëm kriminal, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Në zbatim të planit operacional të hartuar në fillim të janarit, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe të shtetasve me precedent të theksuar kriminal, si dhe për kapjen e atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Postriba”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Jetmir Kodra, 24 vjeç, banues në fshatin Domen, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)