A ka qenë i porositur draft-statuti i FES-it për Asociacionin?

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 16:07
 A ka qenë i porositur draft-statuti i FES-it për Asociacionin?

Draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, është duke e prezantuar Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Koordinatori i projektit, Egzon Osmanaj, ka thënë se ka pasur tendenca të thuhet se Asociacioni ka qenë i porositur.

“Ka pasur tendenca me e ndërlidh me faktorë tjerë se ka qenë e porositur prej dikujt. Rrjedhja e drafteve ka shtuar presionin tek koleget tanë. Kemi dashur të jemi transparent dhe të hapur. Terminologjia e përdorur bazohet në kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe kuadrin ligjor të saj. Që të jetë më përfshirës kemi organizuar seri të punëtorive me të cilët kemi diskutuar me ekspertë, akademikë dhe të gjitha diskutimet janë përfshi aq sa kemi pasur mundësi”, ka thënë Osmanaj.

(Kosova Sot Online)