Skandali Rama-McGoniga me detaje të reja: Korruptoi FBI-në/ Kur Rama përhapte lajmet se do të bëhej shef i NATO-s

  • S.A /
  • 31 January 2023 - 12:01
Skandali Rama-McGoniga me detaje të reja: Korruptoi FBI-në/ Kur Rama përhapte lajmet se do të bëhej shef i NATO-s

Në SHBA ka shpërthyer një nga skandalet më të rënda në fushën e sigurisë. Një ish-zyrtar i lartë i FBI është korruptuar për llogari të një oligarku rus dhe të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Kjo histori është vetëm maja e ajsbergut dhe ka tronditur botën perëndimore.

Por kryeministri shqiptar nuk ka korruptuar vetëm zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal. Ai u ka dhënë kontrata dhe benefite edhe të tjerë ish-drejtuesve të korruptuar të FBI si Mark Rossini, Lou Bladel, etj. Skandali i këtyre përmasave nuk është parë në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

Edhe pse Edi Rama si kryeministër kishte përgjegjësinë të informonte partnerin dhe aleatin strategjik për këtë bërthamë të korruptuar brenda FBI-së, ai e përdori atë për interesat e tij personale dhe politike.

Skandali bëhet akoma më i rëndë kur e mendon se para disa muajsh, kryeministri Edi Rama përhapi në mediat e tij lajmin se mund të zgjidhej si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Lajmi qesharak u përgënjeshtrua shumë shpejt, por vetë Rama dhe njerëzit e tij e kanë mbajtur gjallë nëpër tryeza të ndryshme.

Tani mund të imagjinoni si shef të NATO-s, një njeri që korrupton shërbimet e sigurisë të partnerëve për interesa politike dhe meskine.

Ndërkohë sot, portali Politico tregon se cilët janë emrat më të përfolur për t’u zgjedhur si shef i NATO-s.

Pyetja që lind tani e tutje është: si mund të ulet Edi Rama në këto samite dhe forume të sigurisë, kur ka korruptuar inteligjencën e vendit më të rëndësishëm në aleancën euroatlantike? © SYRI.net

(Kosova Sot Online )